Një sasi lënde plasëse është hedhur në një automjet mëngjesin e sotëm, i cili ishte parkuar në oborrin e një banese.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, ndërsa makina rezulton në pronësi të 39-vjeçarit me iniciale D. J..
Sipas policisë, mjeti ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij dhe si pasojë, pati vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


