Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave. Njëri prej tyre ka marrë plagë në këmbë.

Të dy të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Mësohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit apo personave të përfshirë.