Për 5 orë me radhë Tirana dhe Shqipëria u ndalën, për të nderuar e përcjellë me mirënjohje ish-kryeministrin Fatos Nano, në ceremoninë mortore shtetërore.

Që në orët e para të mëngjesit, qytetarë të thjeshtë, miq dhe ish-kolegë politikanë nisën homazhet, teksa mes dhimbjes, në radhë për të pritur nderimet familja e Nanos, bashkëshortja Xhoana, fëmijët Sokol, Edlira dhe Klajdi.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Mes duartrokitjeve dhe mirënjohjes, rrugëtimi i fundit i Fatos Nanos u krye nën tingujt e këngës së tij të preferuar, “I did it my way”, “unë e bëra sipas mënyrës sime”. E më pas nën tingujt e gardës ceremoniale të shtetit shqiptare.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Fatos Nano u bë dhe i pari lider i demokracisë që trupi i përcillet nën shtratin e një topi. Ndërkohë, arkivoli i tij u mbulua nga karafila të bardhë.

Në fund , ceremonia madhështore ia la vendin privatësisë, teksa arkëmorti iu drejtua varrezave të Sharrës.