Detaje të reja janë zbuluar lidhur me plagosjen e ndodhur pak minuta më parë në Shkodër, ku këngëtari dhe pronari i një lokali, Ademir Fresku, u plagos me thikë nga tregtari Gjergj Dardha.
Sipas burimeve, konflikti ka nisur pasi Dardha, i cili shiste fruta perime para një marketi, ka frekuentuar disa herë lokalin e Freskut, duke u paraqitur në gjendje të dehur. Mëngjesin e sotëm, Fresku i ka bërë me dije Dardhës se nuk do t’i shërbehej më dhe i ka kërkuar që të mos kthehej më në lokalin e tij.
Në reagim, Dardha ka nxjerrë thikën dhe ka goditur disa herë Freskun, duke e plagosur rëndë. Pas ngjarjes, policia ka reaguar shpejt dhe ka arrestuar autorin, Gjergj Dardha, i cili është vënë në pranga për plagosjen e 30-vjeçarit.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të kuptuar më mirë arsyet që çuan në këtë përplasje të dhunshme.
