
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar ditë ne sotme një takim me drejtues të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në takim kanë qenë të pranishëm drejtuesja Irena Gjoka dhe gjyqtarë të tjerë të Shkallës së Parë. Ajo ka dhënë dhen jë mesazh për gjyqtarët, duke shprehur dhe njëherë mbështetjen.
“Keni përkrahjen e mbështetjen tonë. Vendimet tuaja mund ta bëjnë Shqipërinë një vend normal e anëtar të BE. Mos lejoni fëmijët tuaj të largohen nga ky vend. Me vendime të drejta keni në dorë fatin e vendit”, mësohet të ketë thënë Kim.
Mësohet se ditën e nesërme, ambasadorja Kim do të rikthehet sërish në godinën e GJKKO, në orën 10:30, për t’u takuar me drejtues dhe gjyqtarë të Apelit të Posaçëm