Në ditën e parë të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, znj. Diella, u shfaq me një postim duke përcjellë një mesazh sensibilizues për rëndësinë e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kësaj sëmundjeje.

Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut nuk ishte vetëm fjala e saj, por një detaj i pazakontë në një nga fotot e publikuara në rrjetet sociale. Në imazhin zyrtar, dora e ministres dukej sikur kishte gjashtë gishta një element që menjëherë ndezi komentet dhe reagimet ironike në Facebook dhe Instagram.

Pas shpërndarjes së fotove, përdoruesit vunë në dukje se bëhej fjalë për një gabim të mundshëm të gjeneruar nga inteligjenca artificiale gjatë përpunimit të imazhit.

Si pasojë e komenteve të shumta dhe reagimeve online, administruesit e faqes zyrtare ndërhynë duke redaktuar foton dhe prerë pjesën e dorës ku dukej deformimi.