Pasi dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha u ka dërguar një mesazh bashkëpunëtoreve të tij.
Në mesazhin në fjalë, Dredha falënderon bashkëpunëtorët dhe u kërkon ndjesë që po e lë në mes këtë rrugëtim.
Më tej, ish-kryetari i Bashkisë shkruan se ka qenë kënaqësi dhe privilegj për të, që u ka shërbyer qytetarëve të Vlorës.
“Kënaqësi të ju shërbeja, edhe pse nuk arrita t’ju zgjidhja të gjitha hallet. Faleminderit dhe më ndjeni që po e lë këtë rrugëtim në mes, por sinqerisht për mua ka qenë privilegj dhe kënaqësi t’ju shërbeja. Ju uroj më të mirën juve dhe familjeve tuaja, me shumë respekt, Ermali”, shprehet Dredha në mesazhin e tij.
Kujtojmë se Dredha e mori detyrën e kryebashkiakut të Vlorës në vitin 2023. Në atë kohë ai zëvendësoi Dritan Lelin.