Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme në lidhje me vdekjen tragjike të kapitenit shkodran, Arben Anamali.
Rama e cilëson Animalin “dëshmor i atdheun”, për sakrificën e paçmueshme të tij. Kapiteni ndërroi jetë në tentativë për të shpëtuar dy turistë të huaj në Liqeni ne Shkodrës.
Rama shprehet se Anamali do ndërrohet me mirënjohjen më të lartë për aktin e tij heroik.
“U PREHSH NË PAQE DËSHMOR I ATDHEUT. Nderojmë me mirënjohjen më të lartë të Republikës, Kapiten Arben Anamalin, drejtuesin e anijes turistike të Bashkisë Shkodër që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës I paharruar, Kapiten Arbeni”, ka shkruar Rama.
Kokëfortësia dhe dëshira për aventurë e disa turistëve të huaj i kushtoi jetën kapitenit të anijes “Drini”, Arben Anamali. 51-vjeçari u hodh në ujërat e liqenit të Shkodrës për të shpëtuar jetët e tyre, por fatkeqësisht nuk mundi të shpëtonte të vetën.
Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, kur Anamali kishte nisur lundrimin nga Shiroka drejt Zogajve me 15 turistë nga Izraeli në bord. Pavarësisht paralajmërimeve të kapitenit për rrezikun nga era e fortë, pesë turistë këmbëngulën të hidhnin në ujë për t’u larë.
Anamali tentoi t’i ndalonte disa herë, por nuk u dëgjua. Turistët u hodhën në ujë, por shumë shpejt humbën kontrollin dhe filluan të kërkonin ndihmë, pasi era i largoi rreth 50 metra nga anija.
Kapiteni, i vetëm dhe i pajisur me dy komardare shpëtimi, u hodh menjëherë në ujë. Ai arriti të shpëtonte fillimisht tre prej tyre duke i afruar pranë anijes, më pas u kthye edhe për dy të tjerët. Të gjithë turistët arritën të hipnin sërish në anije, ndërsa vetë kapitenit i shteruan fuqitë dhe nuk mundi të kthehej më.
I njohur si mjeshtër i motorëve të barkave dhe kapiten i licencuar, Anamali punonte për Bashkinë Shkodër që prej 1 majit 2024, kur anijet turistike “Buna” dhe “Drini” u vunë në shërbim. Ai ishte baba i dy fëmijëve, një djali 17-vjeçar dhe një vajze 14-vjeçare. Heroizmi i tij mbetet një dëshmi e rrallë e përkushtimit dhe sakrificës, që fatkeqësisht iu kushtoi jetën.




