Tre muaj pasi drejtorët e Bashkisë së Durrësit dhe ndërmarrjeve në varësi të saj dhanë dorëheqjen pranë kryetares së bashkisë Emiriana Sako, vetëm një pjesë e tyre janë larguar nga drejtimi.

Të tjerë, me pozita më të forta, nuk kanë lëvizur nga detyra dhe sipas burimeve nga kjo bashki, do të vijojnë të jenë drejtues të drejtorive përkatëse, mes të cilëve dhe Roni Shqopa, Ardian Iljazaj, Valbona Qirjako etj. Në detyrë mësohet se do të qëndrojnë dhe dy nënkryetarët e bashkisë Elio Jani dhe Gentian Kallmi, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi.

Ndërkaq, dorëheqja e administratorëve të njësive administrative në zonat rurale dhe qytet ishte pranuar në shtator nga Sako dhe ata janë zëvendësuar në fund të muajit shtator dhe fillim të tetorit.

Dorëheqjet u dhanë menjëherë pas kërkesës së kryeministrit Rama për një rifreskim të stafeve drejtuese në bashki dhe jo vetëm. Për 5 nga drejtorët e larguar, deri tani, Bashkia e Durrësit ka shpallur pozicion për vend të lirë pune.

Më poshtë, lista e drejtorëve të bashkisë dhe ndërmarrjeve të saj, të cilëve u është zyrtarizuar largimi dhe e të tjerëve që e mbajnë detyrën.

  • -Roni Shqopa
    Drejtoria e Taksave dhe Tarifave vendore – Qëndron në detyrë
  • -Ardian Iljazaj
    Drejtoria e Shërbimeve – Qëndron në detyrë
  • -Valbona Qiriako
    Drejtoria e Buxhetit – Qëndron në detyrë
  • -Lorenc Smajli
    Drejtoria e Turizmit – Qëndron në detyrë
  • -Alneida Rroshi
    Drejtoria Ligjore – Qëndron në detyrë
  • -Oneda Deliallisi
    Drejtoria e Auditit të Brendshëm – Qëndron në detyrë
  • -Meme Xhaferaj
    Drejtoria e Shërbimit Social – E larguar
  • -Lorenc Facja
    Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës Publike – I larguar
  • -Ermal Lufo
    Drejtoria Ekonomike – I larguar
  • -Robert Dervishi
    Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit – I larguar
  • -Ardian Gurra
    Drejtoria e Arsim -Kulturë- Sport-Komunitete Fetare – I larguar
  • -Dhurata Gjoka
    Drejtoria e Burimeve Njerëzore – Del në pension
  • -Vasip Çopa, Policia Bashkiake – I larguar
  • -Dorian Mema, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit – I larguar
  • -Leonard Haka Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit, kalon drejtor te APU (Agjencia e Parqeve Urbane)
  • Alton Kasembi, APU, kalon drejtor te Ndërmarrja e Pastrim Gjelbërimit
  • -Aljon Hysko
    Drejtoria e Rrugëve – Qëndron në detyrë
  • -Ermal Kapllani
    Drejtor i Ndërmarrjes Komunale Plazh – Qëndron në detyrë/ Top Channel