Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Sekretariatit të Etikës përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetit Taulant Balla. Sipas PD, në seancën e datës 6 nëntor, Taulant Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës, teksa iu drejtua atyre me fjalët: “qentë që lehin…”.
“Sa herë flasin këta ne nuk flasim, kur flasim ne është njëri në fakt janë dy aty që lehin”, ishin fjalët e Ballës.
Po me të njëjtën “monedhë” është përgjigjur edhe Partia Socialsite, e cila ka kërkuar përjashtimi ne Sali Berishës. Sipas grupit parlamentar socialist, Berisha bëri deklarata fyese dhe denigruese ndaj ambasadorit të BE, referuar deklaratës për ligjin mbi barazinë gjinore.
“Ambasadorit të Bashkimit Europian i them kaq un, zotëri ne absolutisht respektojmë orientimin seksual të çdo njeriu. Por përpjekjet tuaja për të imponuar shoqërisë shqiptare standarde përkatësisë së shumëfishtë gjinore, përveç asaj binare. Edhe në statusin tënd, ti je binar. Ka marrë vendimet e tij personale, nuk dua të merrem fare. Ligji nuk ka asnjë të përbashkët, le tu thotë shqiptarëve cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore, apo nuk a folur fare zëdhënësi i tij.“- tha Berisha.



