Askush nga prindërit nuk do ta mendonte, por biberoni është një ndër shkaktarët e prishjes së dhëmbëve te fëmijët.
Mjekë pediatër dhe mjekë stomatologë janë bërë bashkë për rëndësinë e shëndetit oral në moshat pediatrike, madje që në vitin e parë të jetës, pasi shëndeti i gojës lidhet me një sërë sëmundjesh.
“Kariesi i biberonit është një problem pasi e kemi në prevalencë të lartë në fëmijërinë e hershme, edhe në adoleshencë”, shprehet Prof. Asoc. Etleva Qeli.
Mjekja e njohur pediatre, Prof. Ermira Kola, shpjegoi se si me shëndetin e gojës lidhen një sërë sëmundjesh, ku më së shumti i vëren pediatri, por disa shenja mund t’i identifikojë edhe nëna: “Anemia, vitamina D, por edhe probleme me zemrën…”.
Në konferencën e zhvilluar nga Shoqata Dentare Shqiptare, u theksua bashkëpunimi mjek pediatër – stomatolog për kujdesin ndaj shëndetit oral dhe adresimin në kohë të problematikave që identifikohen prej tyre.
Top Channel
