Policia ka nisur arrestime të dhunshme të të rinjve që ishin të pranishëm në protestën në Tiranë.

Në pamjet shihet forca e dhuna e përdorur nga efektivë të policisë, duke goditur barbarisht protestuesit.

Në momentin që protestuesit nisën të shpërndaheshin, policia shfrytëzoi momentin duke i kapur tek e tek e duke i goditur masivisht me grushte, shkopa gome e shqelma. Momentet më të dhunshme ishin te 21 Dhejtori dhe te Rruga e Elbasanit, ku edhe protestuesit e policia nisën të shpërndaheshin.