11 ditë pas sherrit të ndodhur në një lokal në Lezhë, është kapur nga policia vëllai ish-deputetit Arben Ndoka, Gëzim Ndoka. Pas ndalimit Gëzim Ndoka është lënë i lirë, pasi prokuroria ka vendosur që të hetohet në gjendje të lirë. Ndërkohë, vijon të jetë ende në kërkim djali i tij, Kevin Ndoka.

Sherri ndodhi në një lokal në Lezhë më datë 12 janar, ku të lënduar mbetën dy kushërinjtë Gjergj dhe Nikolin Marku. Dy kushërinjtë kallëzuan në polici se babë e bir, Gëzim dhe Kevin Ndoka i dhunuan në lokal.

Ngjarja dyshohet se ka nisur pas një debati verbal, kur Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka, së bashku me djalin e tij Kevin Ndoka, rreth 20 vjeç, u kanë kërkuar dy kushërinjve të ulin zërin.