Babë e bir, Ylli dhe Altin Meçe u dhunuan brutalisht nga Fredi Lamaj, pasi Altini i bëri një koment motrës së efektivit të policisë në rrjetin social “Facebook”. Altin Meçja ka shpjeguar për “Shqipëria Live” se vajzën dhe familje ne saj i njihte për shkak se ishin nga i njëjti fshat.

Ai tregoi se i kabërë disa pëlqime në postimet që ajo ndante, e poashtu një koment, që mesa duket se është marrë për keq. Mes të tjerash, Meçja ngre dyshime se ngjarja po mbulohet, pasi autori është efektiv policie. Au shton se natën e ngjarjes, në banesë iu fikën dritat në momentin kur erdhën për ta dhunuar.

“Prej mbi 20 ditësh ndodhem në Shqipëri sepse jetoj në Gjermani. Ajo vajza është nga fshati im. Unë thjesht e kam komplimentuar, nuk ka patur asgjë tjetër veç kësaj. E respektoj, kemi diferencë moshe, ajo është e martuar, jeton në Itali. Nuk mbushem dot me frymë… Unë i kam bërë pëlqime disa herë dhe një koment. Të shtunën në mbrëmje kam marrë një mesazh nga Fredi Lamaj, i vëllai, ku thuhej ‘nuk e di me kë je përzierë’ bashkë me sharje.

Unë ia ktheva që ‘nuk ke pse më shan, motra jote është e rritur, ulemi pimë kafe dhe e sqarojmë’. Mendova se këtu mbaroi, nuk e prisja që pas dy orësh të vinte në derë të shtëpisë dhe të më rrihte mua e babain. Erdhi me operacion policor tek dera, më fikën dhe dritat që të mos e shikoja. Unë nuk kam folur me atë vajzën, i kam bërë vetëm pëlqime në postime dhe një koment që mund ta ketë marrë për keq. Nuk e tregoj dot komentin sepse telefonin ma kanë marrë ata pasi më dhunuan. Kur më erdhën në shtëpi, më thanë ’Tani do e marrësh vesh kush jam’. Më dhunuan me mjete të forta, nuk po marr dot veten, jam i nxirë nga brinjët. Kam humbur ndjenjat kur hipa në ambulancë. Në gjithë trupin kam shembje. Nuk e di sa kohë do duhet për t’u rikuperuar. Unë dua mbrojtje që të ndihem i sigurt. Kur erdhi në shtëpi nuk e pengon gjë të vijë këtu. Ai është polic me forcat e rendit në Fier. Edhe dhuna është e organizuar, atë natë u fikën dritat dhe kam dyshime që ka qenë me grupin e tij. Unë e kam denoncuar në polici dhe më thanë po merret AMP-ja. U kam thënë që e ka bërë Fredi Astrit Lamaj dhe ata thanë që ‘Fredi është i joni’. Ngjarja po mbulohet përderisa ai nuk është arrestuar”- tha ai nga shtrati i spitalit.”– tha Altin Meçaj.