Kuzhinieri Indrit Çela u rrah disa ditë më parë brutalisht nga dy vëllezërit, Ernest dhe Donald Luka, për shkak të një konflikt që kanë pasur në të kaluarën.
Ernest Luka është arrestuar nga policia, dhe mësohet se ka pranuar autorësinë, duke deklaruar se shkak është bërë një konflikt i hapur, mes Çelës, kunatit të tij dhe dy vëllezërve.
“Po e pranoj. Unë dhe im vëlla e rrahëm Indritin. E rrahëm se kishin një konflikt të hapur me të dhe me kunatin e tij, me të cilin disa muaj më parë u përplasëm fizikisht për shkak të një parakalimi makine.
Sapo e pamë se Indriti ishte duke lëvizur me makinë, iu afruam dhe i bllokuam rrugën dhe më pas e rrahëm. Për fatin e tij të mirë ndërhynë disa udhëtarë të tjerë që u ndodhën në ato momente në vendin e ngjarjes”, – ka deklaruar ai për policinë.
Ndërkohë i vëllai, Donald Luka është ende në kërkim nga policia. Kuzhinieri Çela u rrah brutalisht me leva hekuri më datë 19 mars, teksa po lëvizte me makinën e tij së bashku me bashkëshorten, pranë Fushë Krujës.