Ministri Ervin Demo ka reaguar pas protestave të zhvilluara sot, ku mbetën të plagosur gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit. Ai dënoi dhunën ndaj uniformave blu dhe u bëri thirrje pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë, duke theksuar se përgjegjësia e secilit është të kontribuojë në uljen e tensioneve.
Reagimi i plotë
Gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit mbetën të plagosur ndërsa kryenin detyrën për garantimin e rendit dhe sigurisë. E dënoj pa asnjë rezervë dhunën ndaj tyre. Goditja e një punonjësi policie nuk është ushtrim i së drejtës për të protestuar.
U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë, dhuna nuk justifikohet.
Ad
U uroj shërim të shpejtë efektivëve të plagosur. Ata dhe familjet e tyre kanë mbështetjen dhe solidaritetin tim të plotë.
Policia e Shtetit do të vijojë të përmbushë detyrën e saj për garantimin e rendit dhe sigurisë, duke respektuar të drejtën për protestë paqësore dhe duke vepruar me profesionalizëm, përmbajtje dhe në përputhje me ligjin.
Në këto momente, përgjegjësia e secilit është të kontribuojë në uljen e tensioneve.
