Dhunohet i moshuari në Vlorë, i identifikuar si Kozma Kukli, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit (fshesë).
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme përballë tregut të Çoles, rreth orës 14:00.

“Dy persona kanë zbritur nga një furgon dhe më kanë qëlluar pa asnjë fjalë apo paralajmërim.
Kur u përpoqa të largohem, u mundova t’i ndaloja, por ata zbritën përsëri dhe më goditën sërish.
Fjalët e vetme që më thanë ishin:
“Lajmëroje policinë, se do takohemi prapë.”

Nuk munda të bëj foto, sepse isha i mbuluar me gjak. Banorët përreth kanë njoftuar ambulancën dhe policinë, të cilët më kanë dërguar në spital, ku vazhdoj të jem në reanimacion.
Goditjet më të shumta i kam marrë në kokë, ndërsa syri i djathtë është dëmtuar rëndë në shikim.”- thotë i moshuari.

Sa i takon ngjarjes nuk ka ende reagim nga Policia e Vlorës. Ndërsa zona është e gjitha e mbuluar nga kamera sigurie, çka e bën të lehtë identifikimin e autorëve.