Shqiptarët nuk kanë shpëtuar nga dhuhna në familje as në ditën e fundit të vitit 2025.
Policia e Elbasanit bën me dije se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin H. E., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre 14 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. K., 31 vjeç dhe K. K., 28 vjeç (vëllezër), pasi dyshohet se shtetasi F. K. ka ushtruar dhunë ndaj vëllait, shtetasit K. K., ndërsa shtetasi K. K. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait tē tij, shtetasit F. K..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
