Duket se gjithçka që ishte parashikuar lidhur me sjelljen e tifozëve holandezë është duke ndodhur.

Që prej pasdites së sotme, tifozeria kryesisht holandeze kanë nisur përplasjet e dhunshme me qytetarët dhe policinë.

Në ndihme të policisë vendore, po ndërhyjnë grupe të FNSH, ndërsa një grup i tyre po lëvizin drejt sheshit “Skënderbej”.

Një pjesë e tifozëve janë në Rrugën e Elbasanit. Policia apo mundohet që t’i shtyjë që të mos krijohen incidente mes tifozëve.

Një tjetër situatë e rëndë përplasjeje është te ura e Drejtorisë së Tiranës, ku një grupim po kundërshton forcat e policisë Ata kanë lënduar edhe një polic me sende të forta.

Rreth 200 tifozë holandezë të pajisur me shkopinj e gurë, po përplasen me policinë, tek rruga “Mustafa Matohiti”.

Si pasojë e përplasjes një polic ka mbetur i dëmtuar.  Grupi i tifozëve holandezë ishte nisur drejt stadiumit aty ku janë edhe tifozët e Romës, ndërsa policia ka ndërhyrë duke neutralizuar situatën.

Tjetër përplasje po ndodh tek Pallati me Shigjeta. Policia ka bllokuar qarkullimin në këtë anë të Unazës.