Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar pas dhunimit të avokatit Kujtim Cakrani, duke shprehur mbështetjen e plotë njerëzore dhe duke i uruar shërim të shpejtë kolegut dhe anëtarit të saj.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Dhoma e Avokatisë e dënon ngjarjen, duke e cilësuar dhunën si një mjet të papranueshëm me lëndime fizike. Ajo kërkon nga organet e zbatimit të ligjit vënien përpara drejtësisë të autorëve të dyshuar, zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe parandalimin e situatave të ngjashme.
“Duke dënuar dhunën si një mjet të papranueshëm me lëndime fizike, Dhoma kërkon nga organet e zbatimit të ligjit vënien përpara drejtësisë të autorëve të dyshuar. Ky nuk është një rast i izoluar dhe i bëjmë thirrje institucioneve të monitorojnë çdo rast që, nga sallat e gjykimit dhe dyert e drejtësisë, përfundon në rrugë, duke cenuar figurën dhe autoritetin e avokatit”, thuhet në reagim.




