Gazetari Elton Tozaj është sulmuar ditën e djeshme në autostradën Tiranë–Durrës, duke pësuar dëmtime serioze. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ai ka publikuar edhe një foto që tregon shenjat e dhunës në fytyrë.

Familjarët kanë konfirmuar se Tozaj ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe po trajtohet me kujdes intensiv nga mjekët. Sipas tyre, situata paraqitet delikate, pasi gazetari po përballet me rrezikun e humbjes së shikimit, duke e bërë ngjarjen edhe më shqetësuese.

Rrethanat e sulmit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet reagimi i autoriteteve për zbardhjen e plotë të rastit.

Reagimi i familjes së gazetarit:

Të dashur miq,

Dje rreth orës 19:30, në autostradën Tiranë-Durrës, gazetari Elton Tozaj u sulmua barbarisht nga persona tashmë të identifikuar. Kërkojmë veçanërisht që një personazh i njohur i shoëbiz-it, i cili frekuenton pikërisht këta persona, të distancohet publikisht sot dhe të sqarohet lidhja që ka me vajzën e ngjarjes në Rrugën Ura – Patok – Kodra e Diellit.

Eltoni po lufton për të mos humbur shikimin dhe shpresojmë që së shpejti të rikthehet pranë nesh si më parë.

Me shumë dashuri,

Familja