Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Sarandë, ku mësohet se është dhunuar shefi i krimeve të qytetit, Mateo Bakalli.
Sipas informacioneve paraprake, Bakalli është konfliktuar fizikisht me disa persona dhe më pas është dhunuar, duke pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë.
