Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim shtetasin I.N., i cili akuzohet për dhunë ndaj të moshuarve, duke shkaktuar vdekjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur më 12 tetor 2024 në fshatin Hoxharë e Re, në njësinë administrative Dërmenas, në bashkinë Fier.

Sipas hetimeve, I.N. ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortëve N.R. dhe A.R., ku si pasojë e dhunës së ushtruar, N.R. ka humbur jetën, ndërsa A.R. ka marrë plagë të lehta.

Prokuroria ka dërguar çështjen për gjykim ndaj I.N., i cili është arrestuar dhe mbahet në burg. Autoritetet e Fierit theksojnë angazhimin e plotë për të vënë para përgjegjësisë ligjore ata që kryejnë veprime të dhunshme kundër shëndetit të individëve.