Një 57-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Elbasanit, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur me thikë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Haxhias”, ku pas njoftimit të marrë nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan menjëherë një operacion për parandalimin e një ngjarjeje kriminale të mundshme dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua shtetasi N. K., 54 vjeç, për akuzat e “Dhunës në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit fizik të realizuar pas arrestimit, autorit iu gjetën 2 thika, të cilat u sekuestruan si prova materiale. Ky arrest është një tjetër ndërhyrje e shpejtë e policisë për të parandaluar dhunën në familje dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme.