Një 41-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe partneres.

Policia informon se personi me inicialet B.V, do të akuzohet për dhunë në familje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi B. V., 41 vjeç, banues në Visokë, Mallakastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe nënës së tij.