Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Strike 2” është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në rrëmbimin dhe dhunimin e një të riu në Vlorë.

Sipas Policisë, shtetasi R. L. u kap në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër gjatë një operacioni të koordinuar mes strukturave të policisë së Gjirokastrës dhe Vlorës. Ai akuzohet se, në bashkëpunim me dy persona të tjerë të arrestuar më herët, ka marrë me forcë një 20-vjeçar dhe e ka çuar në një ambient të izoluar, ku e kanë dhunuar për t’i marrë shumën prej 6000 eurosh.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 21 maj 2026 në Vlorë. Pas arrestimit, 30-vjeçari iu dorëzua autoriteteve të Policisë së Vlorës për vijimin e procedurave hetimore dhe ligjore.

Gjirokastër

I shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Strike 2”, për një rast të heqjes së paligjshme të lirisë dhe dhunimit, kapet në Gjirokastër 30-vjeçari.

I ndaluari dhe 2 bashkëpunëtorët e tij morën me forcë në Vlorë, një 20-vjeçar, më datë 21.05.2026, për t’i marrë 6000 euro.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve ndërmjet strukturave hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, u ndalua, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës “Shqiponja” të DVP Gjirokastër, shtetasi i shpallur në kërkim për llogari të DVP Vlorë, në kuadër të operacionit të koduar “Strike 2”, R. L., 30 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë.

30-vjeçari u kap teksa lëvizte me automjet, në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”.

Ai akuzohet se më datë 21.05.2026, në bashkëpunim me shtetasit B. H. dhe L. K. alias L. L. (të arrestuar më parë), kanë marrë me forcë, në automjet, një 20-vjeçar, të cilin e kanë çuar në një ambient të veçuar, ku e kanë dhunuar, për t’i marrë 6000 euro.

Shtetasi R. L. iu dorëzua shërbimeve të DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme.