Drejtori i një shkolle private në Elbasan është proceduar penalisht nga policia e Elbasanit pasi u shfaq në një video “skandaloze” nëpër rrjete sociale teksa dhunonte nxënësit në oborrin e shkollës dhe hidhte ushqimet e tyre.
Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se policia nisi ndjekje penale për shtetasin turk Fatih Konuksever për veprën penale “Fyerja e të miturve”. Edhe pse nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, asnjë shkak nuk justifikon sjelljen e paprecedentë të një drejtuesi institucioni arsimor.
Nga ana tjetër, ka reaguar edhe Bashkia e Elbasanit e cila ka gjobitur shtetasin turk për ndotje të mjedisit teksa shfaqet duke hedhur ushqimet e fëmijëve./ Top Channel
