Apeli i juridiksionit të Përgjithshëm ka liruar nga arresti shtëpiak avokatin Redi Llanaj, i cili në fillim të këtij muaji dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës.

Apeli vendosi të lirojë avokatin e Monika Kryemadhit me garanci pasurore (5 milionë lekë të vjetra) duke caktuar ndaj tij masën detyrim paraqitje.

Mungesa e Llanajt në procesin gjyqësor të dosjes ‘Meta’ u bë shkak për shtyrjen e radhës të seancës paraprake këtë të martë në GJKKO.

Më 10 tetor Llanaj dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë pasi ky i fundit nuk e lejoi të hynte në gjykatë pasi nuk ishte i informuar që avokati ishte thirrur në këtë institucion.