Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në Elbasan, ku një 32-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj një personi tjetër.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shtetasi R.Z., 32 vjeç, është arrestuar në flagrancë pasi goditi me grushte dhe me një send të fortë shtetasin A.R., 51 vjeç. I dëmtuari ndodhet aktualisht në spital, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin R. Z., 32 vjeç, pasi ka goditur me grushte dhe me send të fortë, shtetasin A. R., 51 vjeç”, thuhet në deklaratën zyrtare të policisë.

Ndaj 32-vjeçarit priten veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa policia po heton për të zbuluar motivet e kësaj ngjarjeje.