Klejvis Metalla, një 24-vjeçar shqiptar, është kapur në Serbi pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar për dhunën e ushtruar ndaj bashkëjetueses së tij shtatzënë në janar të këtij viti.
Metalla, i cili ishte akuzuar për “plagosje të rëndë me dashje”, kishte sulmuar rëndë gruan e tij gjatë një incidenti në fillim të vitit 2025. Për këtë ngjarje, ai kishte marrë masën e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Dibrës në mars të vitit 2025.
Pas arrestimit të tij në Serbi, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e 24-vjeçarit, në mënyrë që ai të përballet me drejtësinë në Shqipëri.
