Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë shpallur në kërkim K. M., 24 vjeç, banues në Himarë, i dyshuar për një rast dhune fizike në qytetin e Vlorës.
Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka goditur me grushte A. B., 62 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka pësuar dëmtime fizike dhe është shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka nisur hetimet për të kapur të dyshuarin dhe ka referuar materialet përkatëse në Prokurorinë e Vlorës.
