Policia e Lushnjës ka arrestuar një 34-vjeçar pasi ka dhunuar bashkëshorten shtatzënë, në sy të fëmijëve të mitur.
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se është vënë në pranga Andi L., 34 vjeç, nga Lushnja. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e çiftit më 10 qershor. Ka qenë bashkëshortja M. L, 22 vjeçe e cila ka bërë kallëzim në polici.
Sipas 22-vjeçares shtatzënë, i shoqi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në prani të fëmijëve të tyre të mitur. Mësohet se 34-vjeçari ishte njeri problematik, që konsumonte alkool, luante bixhoz dhe nuk punonte. Kanë qënë pikërisht debatet për këtë që kanë degjeneruar më pas në ushtrim dhune.
Ndaj Andi L, rëndon akuza e dhunës në familje në rrethana rënduese.
14 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)