Motrat Antonela dhe Mariela Berisha u paraqitën këtë të enjte në Gjykatën e Tiranës.
Sot pritet të shpallet vendimi për ngjarjen e ndodhur gjatë verës së kaluar, që përfundoi me plagosjen e rëndë të 26-vjeçares Klea Prenga.
Prokuroria ka kërkuar 3 vite burg për Mariela Berishën, e cila ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Meqenëse për çështjen është kërkuar gjykim i shkurtuar, dënimi mund të reduktohet në 2 vite heqje lirie.
Ndërkohë, për motrën e saj, Antonela Berisha, është kërkuar një dënim me 3 vite shërbim prove, i cili gjithashtu mund të ulet në 2 vite në rast të pranimit të gjykimit të shkurtuar.
Vendimi final pritet të jepet gjatë ditës së sotme.
