Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë pasi në orët r para të mëngjesit të sotëm kanë dhunuar një punonjës policie.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie”, thuhet në njoftim.

Por më pas, kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta persona kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit.

Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.