Godasin me grushte për shkak të detyrës punonjësin e Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik, arrestohen në flagrancë nga policia. Nga ana e Seksionit për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Elton Çela, 32 vjeç dhe Julian Çela, 22 vjeç, banues në Berat .
Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur shtetasin A.H., 45 vjeç, banues në Berat, me detyrë punonjës shërbimi pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik Berat, duke i shkaktuar dëme fizike. Materialet i kaluan Prokurorisë Berat, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
24 shkurt 2016 (gazeta-Shqip.com)