Drejtuesja politike e diasporës në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli, zhvilloi sot një takim me gazetarët ku theksoi rolin vendimtar të dy faktorëve në sjelljen e një ndryshimi të madh në politikën shqiptare: diasporës dhe grave.

“Janë dy momente kyçe që do të bëjnë ndryshimin e madh,” deklaroi Topalli. “Diaspora është e para, e dyta janë gratë që nuk pranojnë kurrë që baballarëve dhe fëmijëve të tyre t’u thonë qeros apo çyryk se kjo nënkupton që edhe fëmijët e tyre, për shkak të ADN-së, të jenë të tillë.”

Ajo e cilësoi si një moment historik pjesëmarrjen e shqiptarëve jashtë vendit në proceset vendimmarrëse dhe theksoi se votimi në diasporë, ashtu si ndodh në shumë vende të botës, është një hap pozitiv për të ardhmen demokratike të vendit.