Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 63-të të revoltës qytetare kundër klasës politike. Diaspora i është përgjigjur thirrjes së protestuesve për tu bashkuar në protestë.
Si çdo ditë tashmë, ka nisur fillimisht grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej, për të vazhduar më tej marshimin drejt godinës së Kryeministrisë ku do të mbahen fjalime nga organizatorët e protestës dhe qytetarët.
Me pankarta ne duar qytetarët kërkojnë për të 63-tën ditë radhazi dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama si dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura.
