Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta.
Mot parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura përqendruar në relievet malore kryesisht lindje të territorit, pas orëve të mesditës.
Në relievet malore verilindje – lindje e juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët, në formën e flokëve të borës. Prezencë e ngricave në akset rrugore kryesisht në zonat malore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.
Temperaturat do të varjojnë nga -4 deri në 7 gradë Celsius në zonat e mesme.
Deti – Valëzimi forcës 1ballë.
