Shqipëria
Moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditës të sjellë kalime vranësirash të lehta ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore Veriore dhe Verilindore duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu.
Në mbrëmje dhe gjatë natës pritet përmirësim i kushteve të motit në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C. Era do fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Kosova
Territori i Kosovës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë paradites por pas-mesditës pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe.
Më të theksuara shirat paraqiten në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Parashikohet që orët e mbrëmjes të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke bërë që i gjithë rajoni i Kosovës të dominohet nga kthjellime, vranësira të dendura, por pa reshje, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë.
Maqedonia e Veriut
Republika e Maqedonisë, paraqitet në ndikimin e motit të qëndrueshëm në pothuajse gjithë 24_orëshin ku kthjellimet do të jenë dominante. Orët e vona të mbrëmjes sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat Jugperëndimore duke gjenruar reshje të pakta dhe të izoluara.
Parashikohet që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jenë dominante edhe gjatë natës. Vijon rritja graduale e temperaturave të ajrit në të gjithë Maqedoninë.
Europa
Europa Lindore si edhe rajoni i Baltikut do të jenë nën mbizotërimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të dendura të shiut; si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare mbi këto rajone.
Po ashtu, Alpet e Europës dhe zonat përreth tyre do të paraqiten me vranësira konvektive dhe shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe, nuk do të mungojnë gjithashtu mini-stuhitë e breshërit në shumë zona në Qendër të Europës.
Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jenë nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ku vlerat më të larta priten në gadishullin Iberik KU Spanja do të regjistrojë temperatura deri në 40 gradë C.