Kryeministri Edi Rama duke folur për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, u shpreh se Shqipëria në fushën e prokurimeve publike ka një performancë të mirë, në krahasim me mesataren e vendeve të Bashkimit Europian.

Duke folur për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, Rama u shpreh se është rritur ndjeshëm numri i kompanive fituese në kontratat publike, duke e cilësuar këtë si tregues të hapjes së tregut dhe përmirësimit të aksesit të bizneseve.

Kryeministri theksoi se me këtë ndryshim “asnjë nëpunës nuk do të ketë më në dorë të luajë me letrat”, duke nënvizuar se vendimmarrja do të mbështetet në algoritme dhe të dhëna të digjitalizuara nga regjistra publikë.

U përpoqëm ta bëjmë sa më të përmbledhur pasqyrën. Një e dhënë për shembull që është një tregues i rëndësishëm i transformimit, është rritja e numrit të kompanive fituese në raport me numrin e procedurave. Ka shumë më tepër akses në kontratat publike, që kundërshton narrativën e jetës së përditshme mediatike.

Është narrativë e imponuar nga një shumicë e qëndrueshme burimesh që janë haptazi kundër qeverisë. Është tregues pozitiv. Por është anomali e bukur sipas këndvështrimit tim dhe bie ajo pjesa e ‘mediave të kapura’. Mund të jetë krijuar një opinion sikur Diella bën punën që ka bërë më parë dhe fle, në fakt jo.

Jemi në një fazë të re të procesin pasi janë hartuar gjatë gjithë kësaj periudhe 450 faqe specifikime teknike të detajuara që kanë punuar ekspertë të zotë vendas. Këto faqe janë vënë pastaj nën shqyrtimin e Bankës botërore që ka dhënë pak ditë më parë dritën jeshile, për certifikimin pa kundërshtim të çdo projektit ku ajo merr pjesë për financim. Tani më jemi gati të kalojmë në ndërtimin e një sistemi tërësisht unikal, të prokurimit publik, me inteligjencë artificiale. Ky është projekti i parë i këtij lloji dhe mundëson prokurimit me inteligjencën artificiale me një masë të madhe të procesit. Do të bëjë të mundur që asnjë biznes të mos detyrohet më të mbledh letra.

Asnjë nënpunës nuk do të ketë më në dorë të luajë me letrat e biznesit, por të dhënat të mblidhen nga vetë Diella. Mbi 40 regjistra publikë janë të digjitalizuar dhe më pas të jenë në dorë të biznesit për t’u aktivizuar me një ‘click’.”, tha ai.

Top Channel