Deputeti  i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ironizoi sot nga foltorja e Kuvendit deklaratën e kryeministrit Edi Rama se ministrja e krijuar me inteligjencë virtuale është shtatzënë, referuar asistentëve teknologjikë që do vendosen pranë çdo ministrie në vend.

Korreshi iu drejtua deputetëve dhe ministrave duke i pyetur se si ndihen që do zëvendësohen nga “fëmijët” e Diellës.

 “Ore, kam një pyetje për ju, kolegë këtu në sallë. Si do ndiheni tani ju deputetë këtu që Diella do pjellë 83 dobiçë, se do ju zëvendësojë ju, si do ndiheni ju këtu në sallë, jo për gjë?”- tha Korreshi.