Kryeministri Rama mori sot pjesë në forumin “Berlin Global Dialogue”, ku mes të tjerash foli edhe për ministren e krijuar me inteligjencë artificiale, Diella, për të cilën tha se është ‘shtatzënë’.
Rama u shpreh figurativisht, duke thënë se 83 mini-Diella do të krijohen që do të shërbejnë si asistentë të secilit prej anëtarëve të parlamentit. Kryeministri shprehet se këto prodhime të reja, do të arrijnë të regjistrojnë çdo gjë dhe se kanë për detyrë të informojnë politikanin përkatës për ndodhitë, për aq kohë sa nuk ka qenë prezent.
“Ndaj për herë të parë Diella është shtatzëne dhe prej 83 fëmijë, secili që do të jetë për çdo anëtar të parlamentit tonë dhe do të shërbejë si asistent për ta që do të marrin pjesë në seancat parlamentare, dhe do të mbajë shënim për çdo gjë që ndodh dhe do të sugjerojnë anëtaret e parlamentit. Këto fëmijë do të kenë dijen e nënës së tyre”, tha Rama.



