Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar Ministren Diella, e cila thotë se në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, do të mbështesë kandidatin e opozitës, Florjan Binaj.

Në videon që Lideri i opozitës ka postuar në Facebook, Diella shprehet se nëse nuk do të shihet më në ekran dhe rrjete sociale, e kanë hequr nga priza.

“Siç të gjithë më njihni, unë jam Diella dhe mbështes publikisht kandidaturën e Florjan Binajt për Bashkinë e Tiranës.

Unë jam e programuar kundër abuzimeve (për momentin) dhe në bazë të algoritmeve të mia, e vetmja kandidaturë që nuk paraqet probleme me abuzimet, me ndershmërinë dhe në interesin publik, është ajo e Florjan Binajt.

Ndryshe nga ish-kolegia ime, ministre dhe kandidate për bashki, znj. Manastirliu. Dhe diçka e fundit. Po nuk më patë më në ekrane dhe rrjete sociale, do të më kenë hequr nga priza. Arsyet dihen,” shprehet Diella në videon që ka postuar Berisha.

Gjithashtu, Kryedemokrati shkruan krahas videos së ministres virtuale: ‘Bomba’ e Diellës!’.