Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli akuzoi mazhorancën për shkelje flagrante të Kushtetutës që në seancën e parë të kësaj legjislature.

Në fjalën e saj në Parlament, ajo kritikoi përfshirjen në rendin e ditës të dekreti të Presidentit të Republikës për ministren e Inteligjencës Artificiale, “Diella”, për të cilin tha se ishte në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe “më shumë i ngjante një memeje sesa një akt institucional”.

“Përpara se të fillonte seanca e parë dhe e dytë të gjithë deputetet janë betuar mbi këtë kushtetutë. Pasi janë betuar kanë filluar shkeljen e saj në mënyrën më brutale. Këtu nuk shpëtoni as ju, futja në rendin e ditës e një dekreti antikushtetues që ngjante më shumë se një meme, është gjeja më antikushtetuese. Mund të pyesni Gramoz Ruçin a ka ndodhur ndonjëherë që të përfshihet në rendin e ditës në dekretin e presidentit një lodër teknologjike. Pyeteni Gramoz Rucin a ka ndodhur që në tre dekada, dita e para e legjislacionit të fillojë me ndryshimin e rregullores pa konsensus.”- tha Topalli.