Dy automjete në pronësi të shtetasit Eduard Ndou, 35 vjeç, nga fshati Prekal në Shkodër, janë përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës.
Bëhet fjalë për një “Benz” dhe një “Range Rover”, të cilat ndodheshin të parkuara pranë banesës së tij. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të zjarrit.