Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje.
Bëhet e ditur se policia po heton në dy pista, duke mos përjashtuar zjarrvënien e qëllimshme, po ashtu edhe shkaqet aksidentale. Do të jetë grupi hetimor që do të përcaktojë shkakun e rënies së zjarrit.
Nga informacionet e para është mësuar se ngjarja u regjistrua rreth orës 2 të mëngjesit, ku pas njoftimit, zjarrfikësja ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Dëmet në mjetin tip Benz janë të konsiderueshme ndërsa raportohet se është dëmtuar edhe një pjesë e vogël e një mjeti tjetër që ndodhej parkuar afër Benzit.

