Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një faqe mali në lagjen “Abazaj” të Krujës, duke krijuar një situatë alarmante për banorët e zonës.
Flakët po përhapen në terren të vështirë dhe, sipas informacioneve paraprake, rrezikojnë t’u afrohen rreth 30 banesave dhe bizneseve.
Në vendngjarje ndodhet aktualisht vetëm një automjet zjarrfikës, ndërsa vështirësitë e terrenit e bëjnë të komplikuar ndërhyrjen nga toka.
Banorët kanë bërë apel për ndihmë, ndërsa kërkohet ndërhyrja nga ajri me helikopter për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të shmangur rrezikimin e banesave.
