Një zgarë është përfshirë nga flakët rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm përballë shkollës “Sotir Gurra”.
Nga informacionet paraprake, mësohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt nga energjia elektrike.
Për fikjen e tij u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Dëmet në biznes janë të konsiderueshme në pjesën e brendshme të tij, në pajisjet në funksionale.
Policia po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

