Banesa e një familje nga një fshat i Përrenjasit është shkrumbuar nga flakët gjatë natës, duke i lënë të gjithë anëtarët në qiell të hapur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës në fshatin Rrajcë Fushë. Fatmirësisht asnjë nga familjarët e 56 vjeçarit me inicialet N.Ç. nuk u lëndua.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga shkëndijë elektrike.
5 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)