Një ngjarje alarmante ka ndodhur në Tiranë, ku një autobus i linjës së Unazës është përfshirë nga flakët pranë Ministrisë së Jashtme. Dyshohet se shkaku i këtij incidenti ka qenë një defekt në motor.

Në momentin kur autobusi është kapluar nga flakët, ka pasur pasagjerë të cilët kanë shpërthyer në panik dhe kanë dalë me shpejtësi. Duket se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por ngjarja ka shkaktuar panik mes udhëtarëve dhe kalimtarëve.

Autoritetet janë nisur për të hetuar shkakun e incidentit dhe për të siguruar që situata të jetë nën kontroll.